Flash

Përjashtoi Sterling nga grumbullimi, Gomez fërshëllehet nga tifozët anglezë

Lapsi.al 15 November 2019
Përjashtoi Sterling nga grumbullimi, Gomez fërshëllehet nga
Ka një njollë të errët në 7-0 e Anglisë kundër Malit të Zi. Në minutën e 70, kur Southgate ka nxjerrë në fushë Joe Gomez, mbrojtësi i Liverpool është fërshëllyer nga tifozët në Ëembley. Pasojat janë ato të sherrit me Sterling, që është përjashtuar me vendim të trajnerit nga kjo ndeshje. E pikërisht sulmuesi i Manchester City ishte i pari që ka mbrojtur shokun: "Ishte e vështirë për mua të shihja shokun e skuadrës të fërshëllehej për fajin tim. Joe nuk bëri asgjë të gabuar". Me një postim të gjatë në Twitter, Sterling ka folur hapur në lidhje me shokun e kombëtares. "Të gjithë tifozëve të Anglisë dua ti them se dëshiroja ta lijë këtë histori pas krahëve, por jam i detyruar të flas akoma: ishte e vështirë për mua të shihja shokun e skuadrës të fërshëllehej për fajin tim. Joe nuk bëri asgjë të gabuar e për mua të shoh dikë që mban kokën ulur e punon fort në një javë për të të vështirë, të fërshëllehet kur futet në fushë është e gabuar. Kam marrë përgjegjësi të plotë për ngjarjen dhe pranoj pasojat. E ndjeja se duhet ta thosha". Edhe tekniku Gareth Southgate ka sulmuar tifozët: "Nuk kuptojnë, asnjë lojtar i Anglisë nuk duhet të fërshëllehet – shpërtheu ai pas ndeshjes – Jemi një skuadër e Joe nuk ka bërë asgjë të gabuar, e sqarova që në fillim të javës. Ai e Raheem janë shumë të nevojshëm, skuadra është e bashkuar nuk duam që askush të trajtohet në këtë mënyrë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI