Flash

Hysaj nuk pret dhurata franceze: “Nuk besoj se Franca të fali pikë apo fitore”

Lapsi.al 16 November 2019
Hysaj nuk pret dhurata franceze: “Nuk besoj se Franca të fali

Impianti i ri Air Albania do të shërbejë për ti dhënë një mbështetje më shumë skuadrës për të bërë historinë kundër kampionëve të botës, e për të legjitimuar se do të jenë skenë e futbollit të madh. Elseid Hysaj beson shumë tek tifozët, atmosfera, por mbi të gjithë tek kualiteti i skuadrës kombëtare: “Do të jetë një ndeshje e veçantë. Këtë stadium nuk e kemi pasur as në ëndërr. Është stadium për skuadra të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj. Do mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe me një rezultat pozitiv”.

Ajo që trazon më shumë kapitenin shkodran të kombëtares janë zërat se Franca do të tolerojë për festën e stadiumit, duke harruar se Gjelat kërkojnë vendin e parë në grup dhe nëse nuk fitojnë me Shqipërinë, e kombinuar me fitoren e Turqisë, nuk arrijnë ta marrin. Për të gjithë këto, Hysaj ka një përgjigje: “Nuk besoj se Franca më këta kampionë ta na fali pikë apo fitore. Profesionistët janë gati të marrin pikët dhe të fitojë, qoftë miqësore apo ndeshje zyrtare. Duhet të jemi me mentalitet më të fortë. Kemi treguar se dimë të luajmë dhe jemi të fortë. Nuk jemi si më parë që vraponim në fushë. Kemi treguar se dimë të luajmëm duhet të kemi besim , ashtu si Moldavia që pati dhe rastet e veta ndaj Francës. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë në fushë me besim”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI