Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Rivaldo sulmon Tite: "Nuk mund ti japësh Paquetà numrin 10"

Lapsi.al 16 November 2019
Rivaldo sulmon Tite: "Nuk mund ti japësh Paquetà numrin

Humbja me rivalët e përjetshëm të Argjentinës ka prodhuar në Brazil dozën e zakonshme të polemikave. Listës së kritikëve të teknikut Tite, i është shtuar edhe Rivaldo. "I dhanë numrin 10 Paquetà. Nuk duhet të kapemi me të - shpjegoi ish-futbollisti i Barcelonës e Milan - por me stafin teknik, me atë që merr vendimet, sepse e dinë peshën e asaj fanelle e tani rrezikojnë të djegin një djalosh 22 vjecar".

Milanisti nuk po kalon një moment të mirë me klubin dhe e konfirmoi edhe në Kombëtare, ku është zëvendësuar në pushim pas një përfaqësimi për tu harruar. Fanella numër 10 e Selecaos është e Neymar por, duke parë mungesën e kampionit të Psg, Tite vendosi tia besonte ish-lojtarit të Flamengo, duke shkaktuar shqetësimin e Rivaldo. "Pashë ndeshjen mes Brazilit e Argjentinës dhe ishte shumë e trishtë të shihje cfarë ka ndodhur me fanellën numër 10 - ka shkruar ai - I kanë dhënë numrin 10 për Paquetá... 10 e Brazilit është një fanellë që respektohet në gjithë botën, nuk është menduar që të rrijë në pankinë e aq më pak të dalë në pushim të ndeshjes, sepse është fanella që e njeh gjithë bota. Një fanellë e mbajtur dhe nderuar nga Pelé, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaka, Ronaldinho, Neymar... Nuk duhet kapur me Paquetà, por me stafin teknik, me atë që merr vendime, sepse e dinë peshën e asaj fanelle e tani rrezikojnë të djegin një djalosh 22 vjecar që mund të ketë një të ardhme të madhe me kombëtaren braziliane. Trajneri po bën mirë që po mbron Rodrygo e për këtë ndeshje mund të kishte mbrojtur edhe Paquetà, duke evituar të mbante numrin 10, të gjithë e dimë se Brazil-Argjentinë nuk mund të jetë kurrë një ndeshje miqësore".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI