Flash

Video/ "Wembley" i Ballkanit pagëzohet me kampionët e botës: Gazetta dello Sport mitizon stadiumin Air Albania

Lapsi.al 16 November 2019
Video/ "Wembley" i Ballkanit pagëzohet me kampionët e

80 milionë euro investime, tre vjet punime, kështu Tirana ka Wembley e saj. Në vend të stadiumit të vjetër Qemal Stafa, kombëtarja shqiptare ka tashmë një shtëpi të re moderne, të projektuar nga një arkitekt italian Marco Casamonti. Air Albania është një impian i modelit anglez me 22 mijë vende, por me disa të vecanta që e bëjnë unik: tribuna kryesore mirëpret vetëm 4000 vende të ulura, por ka një zonë të gjera Hospitality që merr kështu gjithë uazën e dytë të tribunës.

Në atë sektor është vendosur edhe një nga ekranet më gjigantë në botë. Nga lart, forma e stadiumit të jep idenë e stilizimit të territorit të Shqipërisë e në vend të një këndi të të tribunës, mbin një qiellgërvishtës 30 katesh që mirëpret hotel luksoz, salla konferencash e aktivitete komerciale. E ishte pikërisht ky objekt, që ka financuar pjesën më të madhe të kostos së stadiumit të ri.

Në fakt Federata Shqiptare e Futbollit ka derdhur vetëm 10 milionë euro, 70 të tjera kanë ardhur nga shoqëria që do të adiministrojë aktivitetet komerciale të impiantit, që do të ketë jetë gjithë vitin. E gjithcka do të inaugurohet në ndeshjen kundër kampionëve të botës. Franca viziton e para stadiumin e ri të Tiranës, një pagëzim i nivelit të lartë, për një impian të nivelit të lartë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI