Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

E pabesueshme, shkarkohet trajneri se fitoi 27-0

Lapsi.al 17 November 2019
E pabesueshme, shkarkohet trajneri se fitoi 27-0

Një fitore kaq e jashtëzakonshme sa për ti kushtuar pankinën trajnerit të Invictasauro: në ndeshjen e kampionatit juniores provincialë, skuadra e tij ka fituar 27-0 kundër Marina. Një rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Paolo Brogelli e gjithë drejtuesve të shoqërisë, që pikërisht për këtë ka marrë vendimin e shkarkimit të trajnerit e ti kërkojë ndjesë kundërshtarëve të mundur kaq rëndë.

"Ndoqëm me befasi dhe keqardhje - lexohet në komunikatën për shtyp të Invictasauro - rezultatin e skuadrës sonë juniores, që në ndeshjen me Marina i shënoi 27 gola. Koncepti dhe vlera me të cilën, prej një jete, jam në botën e futbollit të moshave, janë në antitezë me gjëra të tilla. Kundërshtari duhet respektuar gjithnjë e kjo nuk ndodhi. Si president, i kërkoj ndjesë sinqerisht Shoqërisë Marina e gjithë ambjentit sportiv. Po sqaroj se bordi ynë drejtues vendosi, në mënyrë unanime, të shkarkojë teknikun Riccini. Trajnerët tanë duhet të kenë detyrën të stërvisin e, mbi të gjitha, të edukojnë fëmijët. Kjo sot nuk ndodhi".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI