Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Era Istrefi, nga Botërori në Air Albania: detajet e inaugurimit të stadiumit

Lapsi.al 17 November 2019
Era Istrefi, nga Botërori në Air Albania: detajet e inaugurimit

Stadiumi Air Albania do të ngre siparin zyrtar tashmë për ndeshjen e fundit kualifikuesedrejt Euro 2020, pikërisht kundër kampionëve të botës të Francës. Skena e duhur për ndeshjen e duhur, por përpara se skuadrat të japin spektaklin e tyre në fushë, Era Istrefi dhe këngëtarë të tjerë do të përformojnë për kënaqsinë e 21.700 tifozëve të pranishëm në stadium, sepse sipas asaj që bën të ditur FSHF janë shitur të gjithë biletat.

Në fakt, është programuar të zhvillohet një spektakël për rreth 30 minuta. Sipas asaj që bëhet e ditur Era Istrefi, artistja që këndoi himnin zyrtar të Rusi 2018, do të jetë pjesë e festës me 3 këngë, ashtu si edhe Flori Mumajesi. Himni kombëtar shqiptar do ti besohet Juluana Pashës, ndërsa Marsejezën do ta këndojë Besa Kokëdhima.

Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër:

1. Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

4. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

5. Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.

6. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

7. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

8. Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI