Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video / Stadiumi nuk e ndihmon Shqipërinë: Franca e para e grupit

Lapsi.al 17 November 2019
Video / Stadiumi nuk e ndihmon Shqipërinë: Franca e para e grupit

Eufori, dëshirë, grintë, por në futboll kaq nuk mjafton, sidomos kur përballë janë kampionët e botës. Franca tejkalon nxitjen e stadiumit të ri, duke marrë një fitore 0-2 në shtëpinë e re të kombëtares kuqezi. Deschamps përmbush misionin vend i parë edhe pa Mbappe.

Një fillim ritmik, me kuqezinjtë që u dukën në krahët e entuziazmit një skuadër e bukur. Lojë e shpejtë, finesë në pasime me francezët që pranuar presionin, pa rrezikuar në fakt asgjë. E pikërisht në daljen e parë përpara, Griezmann gjeti kokën e Tolisso në goditjen e dënimit për golin e avantazhit. Mesfushori I Bayern bëri shenjë heshtjen në Air Albania dhe është kështu. Shqipëria e ndjeu goditjen dhe lejoi edhe golin e dytë të Griezmann pa bërë shumë kundërshti.

Reja luajti kartat në pjesën e dytë me Roshin e Memushajn në fushë, për Lenjanin e Qosen dhe ritmi ndryshoi. Kuqezinjtë presuan, vertikalizuan e kërkuan thellësinë, duke shkuar pranë golit me Hysaj e Manaj që penguan njeri tjetrin nga dëshira për të shënuar golin e parë kuqezi në impiantin e ri. Franca megjithatë kontrolloi, si bëjnë kampionët e botës dhe mund të shënonin të tretin, por Giroud nuk e kishte fatin nga ana e tij, me topin që u stampua në shtyllë.

Nuk fituam, mbetëm në vendin e katërt në Grupin H, por nuk është se nuk e prishinënjë rezultat të tillë kundër kampionëve të botës. Stadiumi i ri nuk e nisi me fitore, por e nisi suksesshëm, duke u kthyer në një bonus për fushatën e ardhshme eleminatore, atë të Botërorit 2022...

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI