Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

U tregoi gishtin protestueve/ Meta shpall "non grata" ambasadorin Borchardt (dokumenti)

Lapsi.al 18 November 2019
U tregoi gishtin protestueve/ Meta shpall "non grata" ambasadorin

Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë sot një akt të padëgjuar, në 30 vite demokraci, duke shpallur “non grata”, për zyrën e institucionit më të lartë të shtetit, ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt. Në një letër adresuar asamblesë parlamentare të OSBE në Kopenhagen dhe zyrës lokale në Tiranë, që u bë publike nga Vizion Plus, thuhet se drejtuesi i zyres se OSBE në Shqipëri, nuk është më i mirepritur në Presidencë për dy arsye.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri ne diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqiperi, në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse ai, shton Meta, u tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptarë.

Me sa duket, i vënë praprakisht në djeni të këtij pozicioni jo të lehtë për një diplomat, ambasadori me origjinë gjermane, ka shfrytëzuar rastin për të përsëritur faljen e tij drejtuar publikut, për aktin e bërë ndaj protestuesve.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Image result for protesta Borchardt

Në një intervistë për gazetën Panorama, ku thotë se është penduar dhe se ka kërkuar ndjesë, ai ka shpjeguar: "Kisha dalë për shëtitje me bashkëshorten time atë mbrëmje, pa qenë në dijeni se po zhvillohej një protestë përpara Drejtorisë së Policisë.

Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht

Papritmas, na u afruan disa burra, njerëzit bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive. Më duhet ta theksoj, ishin burra, jo gra apo  fëmijë, siç po pretendojnë disa media tani. Kjo na gjeti tërësisht të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time dhe ajo, me  të drejtë, u frikësua.

Nëse e shihni fytyrën e saj të tmerruar, në  videon e shpërndarë gjerësisht, atëherë e kuptoni se çfarë ndodhi. Nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte, u ndiem të kërcënuar drejtpërsëdrejti dhe u çorientuam. Mendova se ishin të njëjtët dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë, në katin e 12-të, në mesnatë, në maj të vitit 2019 dhe e humba kontrollin emocional për pak sekonda.

U pendova dhe kërkova ndjesë menjëherë, duke kuptuar që mund të kem fyer njerëz të tjerë, ata të cilët po protestonin përballë zyrave të Policisë dhe për ankesat e të cilëve nuk kisha dijeni. Ende më vjen keq dhe ende i qëndroj ndjesës publike që kam bërë. E shikoj tani se si disa media e vendosin këtë incident në rrotullën politike. Ky keqinterpretim bëhet me keqbesim dhe është i motivuar politikisht".

Natyrisht, kjo ndjesë e dytë nuk mund të shihet e palidhur me informimin e parlamentarëve të OSBE nga presidenti shqiptar që tashmë e ka shpallur "Non grata" ambasadorin.

Duhet thënë gjithashtu se akti i presidentit, ka vetëm vlerë simbolike. Se ai mund të mos shkelë më në presidencë, por kjo nuk e kushtëzon aspak për misionin që ai vazhdon të kryejë në Tiranë dhe për të cilin tashmë janë të informuar i madh e i vogël.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI