Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Stadiumi/ Pse e goditën Ramën në "Arenën" e tij

Lapsi.al 18 November 2019
Stadiumi/ Pse e goditën Ramën në "Arenën" e tij
Zakonisht për të gjithë ata që shkojnë rregullisht në stadium, ka një urdhër të pashkruar: Shkallët e tyre nuk duhet të shfrytëzohen për të promovuar platforma politike, për të nxitur racizmin apo për t’u shndërruar në skena nacionalizmi. Ky rregull u prish disa herë në inagurimin e stadiumit të ri në Tiranë dhe faji i vetëm nuk qe i atyre që e tejkaluan këtë rregull të pashkruar, por edhe i atyre që i provokuan për të ndërmarrë një gjë të tillë.

MEME pikante/ Plas gallata në internet me Ramën dhe stadiumin e ri

Fillimisht kur hyje për tek impianti i ri, që pa kaluar radhën e parë të policëve një grup të rinjsh të Organizatës Politike ishin vendosur tek COIN, për të përkujtuar punëtorin Naim Idrizi, vdekja e të cilit gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit me kullë nga firma Alb Star është lënë në harresë të plotë. Porsa filloi ceremonia, sapo u fikën dritat, një pjesë e madhe e tifozëve filluan të buçasin me thirrjet: Rama Ik!. Edhe një parrullë e kohës së mitingjeve të PD-së, që tashmë është bërë virale mes njerëzve, u shfaq në tribunë. [video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/rama-ik-ne-stadium.mp4"][/video] Më pas një grup tifozësh pas portës që mbajt Shqipëria në pjesën e parë, hapën një banderolë të madhe sa krejt tribuna, ku evokohej stadiumi i vjetër që mbante emrin e heroit të luftës Qemal Stafa. Dhe së fundi, një grup tifozësh shpalosën banderolën “Larg duart nga Kosova”, të cilët siç shpjeguan më pas, i referoheshin idesë Thaçi- Rama për ndryshimin e kufijve. Nayrisht të gjithë ata që vepruan kështu, e tejkaluan cakun e asaj që duhet të bëjë një tifoz në një ndeshje futbolli, roli esencial i të cilit është të mbështesë skuadrën e vet të zemrës. Por të gjitha këto tejkalime, nuk janë në fakt asgjë tjetër përveçse një drejtëpeshim për abuzimin me stadiumin, si për një vepër që “partia po ia bën dhuratë popullit”. Edi Rama ka vendosur vetë edhe firmën ndërtuese Alb Star, edhe kullën, edhe arkitektin e tij të preferuar Kazamonti, madje edhe këngëtarët që do të performonin në ceremoni. Për një kohë të gjatë, pa ndërprerje, ai ka postuar video dhe foto propagandistike për veprën madhështore që po i "falte" Tiranës. Madje palaçoja i bashkisë, për çdo gjë që shkatërron, duke filluar që nga teatri, thotë do ta bëjmë si stadiumin. Ai, bashkë me kryeministrin, disa herë kanë deklaruar se kritikët e kullës me fushë futbolli, kur ajo të hapet, do të hyjnë të maskuar për të parë ndeshjet. Nuk ka asnjë dyshim se vetë Rama dhe papagajtë e tij e helmuan atmosferën e ndeshjes së futbollit kundër Francës. Ata prej kohësh e përdorën atë si një mjet propagande, fiks siç bëhet në regjimet autarkike. Dhe në mbrëmjen e së dielës morën kundërpërgjigjen, që sado e politizuar qoftë, është shumë më pak se përdorimi që ata i kanë bërë stadiumit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI