Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Djali i ish kapitenit Vata, "tradhëton" Shqipërinë, nis me kombëtaren e Irlandës

Lapsi.al 19 November 2019
Djali i ish kapitenit Vata, "tradhëton" Shqipërinë, nis

Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, pritet të bëjë debutimin e tij me 15-vjeçarët e Irlandës, në sfidën kundër Polonisë.

Ai është 14-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Sëlltikut, teksa ka zgjedhur të jetë pjesë e Irlandës, pasi është dhe origjina e mamasë së tij. Në një prononcim për “thescottishsun”, ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, foli për të ardhmen e djalit të tij, teksa u shpreh: “Askush nga FSHF nuk më kontaktoi me mua për Rokon. E di që edhe Skocia e ka vëzhguar, por federata irlandeze ishte e para që ra në kontakt.Njerëzit në Shqipëri e dinë përmes rrjeteve sociale se ai është zgjedhur nga Irlanda. Por nëse Shqipëria do të kishte qenë profesionistë, të tregonte ndonjë interes dhe të bënte detyrat e shtëpisë, ata do ta kishin njohur që Roko po luante për Sëlltik dhe do të kishin kontaktuar me mua.Ata nuk treguan asnjë lloj respekti, dëshire apo profesionalizmi dhe nëse nuk e bëjnë këtë, ai kurrë nuk do të luajë për Shqipërinë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI