Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Shiti raketën e shkatërruar nga Serena për 500 dollarë: tani vlen 50.000

Lapsi.al 19 November 2019
Shiti raketën e shkatërruar nga Serena për 500 dollarë: tani

Raketa e shkatërruar nga Serena Williams në finalen e Us Open 2018, humbur kundër Naomi Osaka, do të nxirret në ankand nga Goldin Auctions me një cmim bazë prej 2.000 dollarë. “Por nuk do të surprizohesha nëse do të arrinte në 25 ose edhe 50.000 dollarë” ka komentuar Ken Goldin, themelues i shtëpisë së ankandeve.

Në setin e dytë të finales së humbur me japonezen Osaka, amerikania Serena Williams u nervozua me arbitrin për një penalitet të padrejtë sipas saj. Debati me arbitrin përfundoi me fjalët e Serenës: gënjeshtar e hajdut, që normalisht sollën penalty game, që ndihmoi Osaka të shkojë në 5-3 në set, të cilin e fitoi më pas 6-4 (me japonezen që kishte fituar edhe të parin 6-2).

Wilson Blade u shkatërrua nga Serena në momentin e konfrontimit me arbitrin Carlos Ramos. Fillimisht tenistja ia dhuroi raketën një djaloshi që kapte topat, Justin Arrington-Holmes, që e kishte shitur për 500 dollarë në një dyqan në New York, ku u ble nga një i apasionuar, që tani vendosi ta nxjerrë në ankand. “Duke e menduar - tha Holmes - do kisha bërë mirë të merrja ndonjë këshillë, por në atë kohë doja vetëm ta hiqja qafe...”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI