Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Video/ Messi nxit sherrin me Cavani: "Kur të duash"

Lapsi.al 19 November 2019
Video/ Messi nxit sherrin me Cavani: "Kur të duash"

Argjentinë-Uruguaj, e luajtur në Tel Aviv dhe e përfunduar me rezultatin 2-2, ka kaluar në plan të dytë e eklipsuar nga incidenti verbal mes Lionel Messi e Edinson Cavani. Duke parë edhe ekuilibrin në fushë, me ndeshjen që ishte gjithnjë e tensionuar, dy lojtarët janë lëshuar në një konfrontim i ashpër. Nga leximi i buzëve uruguajani duket se i thotë argjentinasit: "Lufto", duke i lënë të kuptojë që po rrëzohej lehtë në tokë. Përgjigja e Pleshtit ishte kërcënuese: "Kur të duash..."

Golat në ndeshjen miqësore, që vetëm e tillë nuk ishte, mes Argjentinës e Uruguajit, u shënuan nga Cavani në minutën e 34, me Aguero që barazoi 18 minuta pas rifillimit. Suarez kaloi edhe një herë në avantazh Celeste në minutën e 69, përpara se Messi të barazonte me penallti në minutat shtesë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI