Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Video/ Shikoni çfarë ndërhyrje bën Godin ndaj Dybala: tifozët e Juventus të tërbuar

Lapsi.al 19 November 2019
Video/ Shikoni çfarë ndërhyrje bën Godin ndaj Dybala:
U luajt Uruguay-Argjentina, por ngjante sikur ishte Inter-Juventus. Akuza e polemika pa mbarim, të cilave i janë shtuar edhe tifozët e Juventus në rrjetet sociale, të tërbuar me sjelljen e një interisti. Episodi i inkriminuar kishte protagonist Godin e Dybala, me mbrojtësin zikaltër autor të një ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit bardhezi. Një sparkatë e egër, që sulmuesi argjentinas fatmirësisht arriti ta shmangë në kontaktin e parë dhe më të keq, përpara se të fluturonte në tokë. Joya e kaloi pa dëmtim serioz, por në Twitter veprimi i interistit u kthye në një nga argumentat më të zjarrtë të momentit. Nga njëra anë tifozët bardhezinj janë vërsulur menjëherë kundër Godin, duke e akuzuar se ka kërkuar qëllimisht këmbën e Dybala me dëshirën për ta dëmtuar. Nga ana tjetër mbështeësit zikaltër kanë reaguar duke kujtuar ndërhyrjen e Cuadrado ndaj Sanchez gjatë Kili-Kolumbi, dëmtim nga i cili sulmuesi i Inter nuk ka rikuperuar ende.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI