Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Morëm atë që merituam, Reja ka fajet e tij”: Duka flet hapur për italianët

Lapsi.al 20 November 2019
“Morëm atë që merituam, Reja ka fajet e tij”: Duka

Në programin ‘Punto Nuovo Sport Show’ në Radio Punto Nuovo presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka sqaruar disa situata të rëndësishme mbi trajnerin Edy Reja dhe mënyrën si I pa kualifikueset drejt Euro 2020: “Ecuria e Shqipërisë në Europë? Do të kasha mbetur i kënaqur nëse do ishim kualifikuar, futbolli është kështu: bëmë mirë në disa ndeshje, më pak në disa të tjera, u treguam jo konstantë e morëm atë që merituam. E nisëm keq me Turqinë, në shtëpi e ishim të pafat në transfertë. Nuk u përqendruam në të gjitha ndeshjet, sidomos në atë me Andorran”.

Cështja kryesore është ajo e rinovimit apo jo me teknikun Edy Reja, që vërtetë nuk arriti kualifikimin, por ktheu stabilitetin taktik tek kuqezinjvë: “Nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë shumë të mirë. Sigurisht ka pjesën e tij të përgjegjësisë, si cdokush nga ne. Në Andorra duhet të bënim më mirë, por Reja nuk rrezikon.

Skuadër e rëndësishme me lojtarë të mëdhenj: “Kemi lojtarë që luajnë në Serie A e Serie B, lojtarë të mirë, por nuk e di…ndoshta të tjerët u treguan më të aftë. Hysaj është lojtari më i rëndësishëm i kombëtares, e di kapiten përqendrohet 100%. Meriton më shumë hapësirë tek Napoli, i kam parë të tjerët, por vendos Ancelotti. Nuk më ka treguar asgjë sepse ka dashur të përqendrohet tek Shqipëria" përfundoi Duka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI