Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Skandali i shortit të Euro 2020: Belgjika e Hollanda e konsiderojnë "falsifikim"

Lapsi.al 20 November 2019
Skandali i shortit të Euro 2020: Belgjika e Hollanda e konsiderojnë

"Skandal", "falsifikim"... Rregullat, vecanërisht të komplikuara, e shortit për fazën finale të Euro 2020, parashikuar për 30 nëntor, kanë shkaktuar pakënaqësinë e polemika mes lojtarëve e medias në Belgjikë e Hollandë, dy vende që e dinë që tani grupin e tyre dhe disa nga kundërshtarët që do të kenë përballë.

Duke qenë se 12 vendet mikpritëse ishin vendosur që më parë në disa grupe të caktuara në rast kualifikimi, e nën optikën e disa ndalesave për disa vende për tu ndeshur me njëra tjetrën për motive politike ose diplomatike, Belgjika njeh që tani dy nga tre kundërshtarët e verës së ardhshme: Danimarkën e Rusinë. "Për mua është një short i falsifikuar i kompeticionit", ka akuzuar mesfushori belg Kevin de Bruyne në televizion. Për lojtarin e Manchester City, rregullat e kompozimit të grupeve janë "një skandal, ndershmërisht".

E përditshmja belge Le Soir nuk ka qenë më e butë, madje edhe më konkrete: "Emri i kundërshtarit të tretë të Djajve të Kuq do të jetë e limituar mes Finlandës e Uellsit". "Do të jetë arsyeja e vetme përse do të shkojë tekniku në Bukuresht", vazhdon e përditshmja belge, duke iu referuar vendit ku do të hidhet shorti. Polemika edhe në Hollandë, ku e përditshmja De Telegraaf ka intervistuar teknikun Ronald Koeman, që ka deklaruar: "Nuk e kuptoj fare këtë formatin e ri", sipas të cilit Hollanda është e sigurtë se do të ndeshet me Ukrainën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI