Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Tottenham prezanton Mourinhon: "Në fund të sezonit renditja do të jetë ndryshe"

Lapsi.al 20 November 2019
Tottenham prezanton Mourinhon: "Në fund të sezonit renditja do
José Mourinho nuk humb kohë, prezantohet dhe jep intervistën e parë si trajner i Spurs për tv zyrtar të Tottenham: "Cfarë mund të premtoj? Pasion, pasion të vërtetë: për punën time, por edhe klubin - ka thënë Special One - Skuadra më pëlqen vërtetë shumë. Në Premier jemi në një pozicion që nuk na takon. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje: të fitojmë, fitojmë e akoma të fitojmë. Në fund do bëjmë llogaritë, por jam i sigurtë se klasifikimi do të jetë ndryshe". Mourinho ka marrë garanci se do ti vendoset në dispozicion një buxhet i përshtatshëm për të ndërhyrë në merkato, që në janar, por i pëlqen që do të punojë me të rinjtë. "Nuk ka menaxher në botë që të mos i pëlqejë të punojë me të rinjtë e ti ndihmojë të rriten - ka shtuar portugezi - Problemi është se ndonjëherë shkon në një klub ku puna poshtë teje nuk është aq e mirë sa për të prodhuar këta lojtarë, por kur i ke, trajnerët janë gjithnjë të lumtur ti ndihmojnë të maturohen". Special One ka mbetur i impresionuar nga stadiumi i ri dhe qendra stërvitore: "Është stadiumi më i mirë në botë, kjo është e vërtetë. Qendra stërvitore nuk është e dytë ndaj askujt, ndoshta mund ta krahasosh me ndonjë fushë stërvitore të American Football, por këtu në Europë nuk ka asgjë të ngjashme".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI