Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Uells, golf e Madrid": provokimi i Bale nervozon Real

Lapsi.al 20 November 2019
"Uells, golf e Madrid": provokimi i Bale nervozon Real
Raporti mes Gareth Bale e Real Madrid është në fund, që ishte edhe i pashmangshëm për mënyrën si erdhën gjërat. I padukshëm për klubin, por lider në kombëtare, Sulmuesi, pas një muaji pa u stërvitur fare në Madrid (herën e fundit në fushë në 5 tetor kundër Granada) i është përgjigjur thirrjes së Uellsit e ka luajtur 88 minuta në sfidën vendimtare për kualifikimin në Euro 2020 kundër Hungarisë. Në atë ndeshje, uellsianët morën kalimin në Europian falë një 2-0 firmosur nga Aaron Ramsey e gjatë festimeve Bale, së bashku me shokët e skuadrës, ka ekspozuar një flamur uellsian me një shkrim elokuent: "Uells. Golf. Madrid. Sipas këtij rendi". Bale ka provokuar klubin e tij në transmetim direkt, duke treguar në flamur prioritetet e tij, duke kthyer polemikat aty ku i kishte lënë ish-sulmuesi i Real Madrid Pedrag Mijatovic, që në tetor u shpreh kështu për uellsianin: "Mendon më parë për Uellsin, pastaj për golfin dhe në fund për Real. Nuk kam folur me të, por është ajo që më përcjell. Nuk i dihet kurrë nëse mund të kesh besim tek ai, nëse është i motivuar, nëse është i dëmtuar apo jo... por do shihni si do përmirësohet kur të afrohen kombëtaret...". Fjalët e malazezit shkuan deri në Uells, ku tifozët i shkruan në flamurin, që mbërriti në duart e lojtarit, që u zbavit duke e treguar gjatë festimeve. Ishte pranë largimit në verë, kur diskutohej kalimi i tij në Kinë, por pas këtij provokimi historia është e mbyllur, për më tepër që raporti i tij me 'armikun' Zidane nuk është përmirësuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI