Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Atletico Madrid e dërrmuar në Champions: pa Diego Costa e Savic, Juventus bën qejf

Lapsi.al 21 November 2019
Atletico Madrid e dërrmuar në Champions: pa Diego Costa e Savic,

Atletico Madrid do të prezantohet e gjymtuar në shtëpinë e Juventus, tashmë e kualifikuar, për raundin e pestë të fazës së grupeve të Champions League. Colchoneros duhet të bëjnë pa dy pedina të rëndësishme si Diego Costa e Stefan Savic në Allianz Stadium. Sulmuesi 31 vjecar është operuar për një hernie cervikale e duhet të qendrojë jashtë për tre muaj. Një dëmtim i shkallës së dytë i bicepsit të femurit ka ndalur, ndërkohë, mbrojtësin.

Nuk është në rrezik, por as shumë i sigurtë nga shakatë e hidhura që mund të bëjnë Lokomotiv Moska ose Bayer Leverkusen. Spanjollët e Atletico Madrid, të drejtuar nga Simeone, do të mbërrijnë në Torino, në shtëpinë e Juventus (e kualifikuar në 1/8 e Champions League), me fare pak qetësi por mbi të gjitha pa dy nga lojtarët e saj më të rëndësishëm: Diego Costa e Stefan Savic, të dy të dëmtuar.

Sulmuesi është operuar me sukses për shkak të një "hernie diskale cervikale". Një ndërhyrje e arrirë plotësisht, por që i jep fund 2019-ës së 31 vjecarit të kombëtares spanjolle. Kohët e padisponibilitetit të lojtarit nuk janë saktësuar, por sipas shtypit iberik mungesa nuk do të jetë më pak se tre muaj. Për Stefan Savic bëhet fjalë për një dëmtim muskulor. Mbrojtësi malazez ka pësuar një shembje të shkallës së dytë të bicepsit të femurit të majtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI