Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

De Ligt ironizon Kluivert: "Të pendohem për Juventus? Nëse e thotë ai"

Lapsi.al 21 November 2019
De Ligt ironizon Kluivert: "Të pendohem për Juventus? Nëse e

Matthijs De Ligt është penduar që zgjodhi Juventus në vend të Barcellona. Ky është mendimi i Patrick Kluivert, hedhur poshtë menjëherë nga mbrojtësi hollandez: "Nuk jam penduar aspak për zgjedhjen time. Ai është opinioni i tij dhe fakti që e tha një si ai e bën gjënë të besueshme, por nuk është kështu". Rritja është konstante: "Pas ndeshjes së parë me Napoli presioni u përkeqësua, por tani po bëj hapa gjiganti".

"Patrick Kluivert ka thënë se jam penduar që erdha tek Juventus. Besoj që jo. E dëgjova edhe unë, njerëzit shkruajnë shumë. Fakti që e tha dikush si Kluivert mund ta bënte më të besueshme, por besoj se është vetëm një opinion i tij". Përkundrazi, në bardhezi aventura po shkon për mirë, sipas mbrojtësit hollandez: "Kur arrita nga Ajax mendon: 'Oh Ronaldo, Buffon, Bonucci, Chiellini... por nëse luan për dy muaj fshihet cdo gjë e ata bëhen vetëm shokë skuadre dhe miq".

Fillimi nuk ishte ai më i miri, me shumë gabime në ndeshjen kundër Napolit: "Ka gjithnjë shumë pritshmëri kur blihesh për ca shifra të tilla e pas asaj ndeshje situata u përkeqësua. Por në realitet po bëj hapa gjigante në cdo ndeshje, vlerësoj gjithnjë mbështetjen e tifozëve e shokëve dhe jam i lumtur tek Juventus".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI