Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"E dimë ku jeton": kërcënimet ndaj Conte janë nisur nga Firence, shkruar me gërma të mëdha e pa gabime

Lapsi.al 21 November 2019
"E dimë ku jeton": kërcënimet ndaj Conte janë

Moment i vështirë jashtë fushës për Antonio Conte, pas kërcënimeve të marra në ditët e kaluara. Një zarf që përmbante një plumb të kalibrit 8 e një letër me shumë kërcënime dhe fyerje për trajnerin dhe familjen e tij ka mbërritur në selinë e Inter. Një zarf i nisur nga Firenze me një letër të shkruar në mënyrë kërcënuese e pa gabime ortografike mbi të cilën Prokuroria po heton. Vetë Antonio Conte është dëgjuar nga organi i drejtësisë në Milano.

Në letër, shkruar me shkronja të mëdha dhe me bojë të zezë, ka referenca të qarta me një emër dhe mbiemër të plotë për trajnerin dhe familjen e tij, vajzën dhe prindërit të përfshirë. "Ne e dimë se ku jetoni" me shumësin që mund t'ju bëjë të mendoni për iniciativën e më shumë njerëzve sesa të një individi. Kishte edhe një plumb në zarf, një fishek të kalibrit 8 që përdoret për gjueti.

Prefektura e Milanos ka vënë nën monitorim diskret Antonio Conte, që është dëgjuar një ditë më parë nga karabinierët e zyrës investigative Nucleo, me kërkesën e Alberto Nobili, shefi i antiterrorizmit milanez. Eshtë hapur një fashikull kundër atyre që kryejnë kërcënime e mbajnë municione. Zarfi mbante vulën postare të Firences, nga ku është edhe dërguar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI