Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gabim identiteti: kapitenin e Atletico Madrid, në Portugali e ngatërrojnë me një kriminel

Lapsi.al 21 November 2019
Gabim identiteti: kapitenin e Atletico Madrid, në Portugali e

Futbolli është plot me nofka. Problemi është se shpesh … janë të përsëritshëm. Jo aq për klasikët “El Principe” ose “Bomber”, sa për ato që përfundojnë si emra arti. Pelè ka patur vetëm një, pavarësisht shumë tentativave për imitim. Ronaldo, dicka më tepër, të paktën tre, nëse numërohen Fenomeni (emri i artit), Ronaldinho (emri i pagëzimit) e Cristiano Ronaldo (mbiemri). Po Koke? të paktën dy. Jorge Resurrección Merodio, quajtur Koke, i datëlindjes 1992, luan me Atletico Madrid e një flamur i Colchoneros, duke qenë se është edhe kapiten i skuadrës së Simeone.

Ttjetri është Sergio Contreras Pardo, edhe ai i quajtur Koke, por që po kalon një periudhë të keqe. Ish-lojtari, me një të kaluar tek Malaga, tek Marseille, Sporting Lisbone e Aris Selanik, është akuzuar se është shefi i një bande ndërkombëtare të trafikut të drogës. Guardia Civile e ka arrestuar në një operacion që përfshiu Malaga, Sevilla e Granada, si pasojë e të cilit përfunduan në burg rreth 20 persona për zotërim e shpërndarje lëndësh narkotike. Një lajm që bëri xhiron e botës, por që në Portugali mbërriti… me një gabim thelbësor. Si tregon Mundo Deportivo, kanali luzitan CMTV ka dhënë lajmin duke treguar imazhet e Koke-s së gabuar.

E kështu, në vend të të arrestuarit Koke, në ekranin e teleshikuesve portugezë është shfaqur mesfushori i Simeone, me shumë imazhe që e tregonin duke dhënë intervistë në Champions League, ose në stërvitje, pranë Diego Costa. Kuptohet që bëhet fjalë për gabim, sepse lojtari thuhet që është ish-Sporting Lisbone, që nuk lidhet me spanjollin e Atletico, që nuk ka luajtur kurrë për klub tjetër, por për ca plane edhe ky përfundoi i arrestuar...gabimisht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI