Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Seks në banjën e diskotekës: video bëhet virale, futbollisti italian e pëson keq

Lapsi.al 21 November 2019
Seks në banjën e diskotekës: video bëhet virale, futbollisti

I pezulluar për një video hot që qarkullon në rrjet: Reggiana ka shpejtuar të mbrojë imazhin e klubit dhe e ka pezulluar për një javë Matteo Voltolini. Portieri i dytë i skuadrës italiane, për fatin e keq, është filmuar fshehurazi ndërsa kryente raport seksual me një vajzë në banjën e diskotekës. 15 sekondat e videos në pak ditë u bënë virale në ëhatsapp. Të dy, si futbollisti, ashtu dhe vajza, kanë bërë denoncim kundër atyre që kanë dhunuar privatësinë e tyre.

Një zgjedhje, ajo e Reggiana, për ti lejuar lojtarit pak qetësi duke i dhënë kohën për të nisur procesin gjyqësor, por edhe për të sensibilizuar pjesëtarët e tjerë të grupit. Voltolini ka ndërhyrë në Radio 24 duke treguar versionin e tij të gjërave: "E kuptoj klubin sepse është një gjë që bën zhurmë, unë jam i qetë dhe do të shpjegoj gjithcka. Nuk e dija që dikush ishte duke filmuar, edhe pse e kam një dyshim kush mund të jetë. Është aktivizuar policia sepse video ka mbërritur në të gjithë Italinë. Vajza? Frekuentohemi prej kohësh, nuk mendoj se kemi bërë gjë të keqe".

KOMUNIKATA E KLUBIT

"Shoqërià, në pritje të kuptojë si rrodhën gjërat pas ndeshjes së të dielës në 17 nëntor, komunikon pezullimin për motiv kujdesi, nga aktiviteti sportiv, i të teseruarit Matteo Voltolini për një javë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI