Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Alarm bombë në NBA: me uniformë e pa bërë dot dush lojtarët e Jazz e Warriors ikin me vrap nga arena

Lapsi.al 23 November 2019
Alarm bombë në NBA: me uniformë e pa bërë dot dush
Jashtë në më pak se 30 minuta. Disa ende me uniformë, pa patur mundësinë të bëjnë as dush. Basketbollistët e Jazz e Warriors, si të gjithë 18.306 spektatorët prezentë, janë evakuuar me shpejtësi nga Vivint Smart Home Arena e Salt Lake City pak minuta pasi Utah mposhti 113-109 Golden State. Zona u mbyll për kontrolle e për të vendosur sigurinë. Ndeshja kishte përfunduar vetëm pak minuta më parë, kur një pako e dyshimtë është gjetur në një nga restorantet brenda arenës së Jazz. Një qen anti-bombë ka dhënë sinjal pozitiv, duke bërë që të startojë menjëher evakuimi. Lojtarët e të dy skuadrave kanë lënë me vrap dhomat e zhveshjes e janë larguar me autobusët e tyre në më pas se 30 minuta nga fundi i ndeshjes. U anulluan konferencat për shtyp (protokolli i Nba parashikon që dy trajnerët të takohen me gazetarët jo më shumë se 20 minuta nga fundi i ndeshjes), ndërsa u evakuuan edhe gazetarët e tifozët. “Futuni në vend të sigurtë nëse jeni brenda apo përreth arenës” ka postuar Joe Ingles, australiani i Utah. Zona përreth Arneës mbetet e mbyllur ndërsa autoritetet vazhdojnë kontrollet. Pas dy orë kontrollesh e testimesh, policia e Salt Lake City ka lejuar kthimin e punonjësve në impiant. Ndërkohë, lojtarët e Jazz ishin kthyer në shtëpi e ata të Warriors në avionin që do ti kthente në San Francisco.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI