Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mesazhi i Pochettino në tabelën e skemave të Tottenham: "Do jeni gjithnjë në zemrën time"

Lapsi.al 23 November 2019
Mesazhi i Pochettino në tabelën e skemave të Tottenham: "Do
Aventura e Mauricio Pochettino tek Tottenham ka përfunduar keq, por pesë vjet të kaluar së bashku nuk harrohen lehtë. Kështu, përpara se të braktiste përfundimisht dhomat e zhveshjes së Spurs, tenkiku ka dashur ti lërë një mesazh të vecantë ish-futbollistëve të tij. "Faleminderit të gjithëve, do jeni gjithnjë në zemrën time", ka shkruar Pochettino mbi tabelën e skemave, përdorur aq shpesh për ti mësuar lojtarëve direktivat taktike e për të ndërsa idetë e skemat me ta. Pak fjalë për të përshëndetur "shokët e udhëtimit" tek Tottenham e për të mbyllur një cikël të rëndësishëm, që kulmoi me finalen e Champions League sezonin e kaluar. Tottenham sot do të bëjë debutimin me Jose Mourinho, në sfidën e orës 13.30 në fushën e West Ham, por Spurs sigurisht nuk e kanë harruar argjentinasin që e ktheu skuadrën londineze në majën e futbollit anglez e europian.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI