Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Skandali i Barkley, kërcen i zhveshur në një klub në Dubai: tërbohet Chelsea

Lapsi.al 23 November 2019
Skandali i Barkley, kërcen i zhveshur në një klub në Dubai:

Nuk janë ditë të qeta, për teknikun e Chelsea Frank Lampard. Këtë herë për ta nervozuar kanë mjaftuar veprimet e Ross Barkley, protagonist i një shoë në diskotekë në Dubai që pak i përshtaten imazhit të një futbollisti profesionist në një klub të profilit të lartë. Historia është zbuluar mëngjesin e sotëm nga Daily Mail.

Mesfushori 25 vjecar, duke mos patur mundësinë ti përgjigjej grumbullimit me Anglinë për shkak të një problemi në kavilje, ka humbur ndeshjen kundër Malit të Zi e Kosovës e ka marrë leje nga klubi për një pushim në Dubai. Deri këtu gjithcka normale, vetëm se Barkley ishte aty protagonist i një mbrëmje të cmendur, duke përfunduar (si shihet në foto, gjithnjë nga Daily Mail) i zhveshur deri në mes, duke përqafuar një mik.

Nuk është hera e parë që Barkley kalon kufijtë. Në shtator bëri sherr me një taksist në Liverpool, pasi rrëzoi në makinë patatinat që nuk donte ti pastronte, duke përfunduar i shoqëruar nga policia në një bankomat për të tërhequr paratë e të dëmshpërblente taksistin. Në atë kohë, Lampard tha: “Në një nivel profesionist, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin. Më pëlqen Ross, nuk kam patur probleme me të që kur kam ardhur këtu. Punon shumë e do të bëjë mirë për Chelsea. E pranoi që gaboi, besoj tek ai dhe shohim përpara”. Tani pritet komenti i teknikut, lista e gjobave të të cilit për shkak të sjelljeve të futbollistëve është shpërndarë në rrjetet sociale dhe është marrë nga tabloidët anglezë pvetëm pak ditë më parë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI