Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Suarez viti i fundit në Barcelonë: “MLS është një kampionat që më tërheq”

Lapsi.al 23 November 2019
Suarez viti i fundit në Barcelonë: “MLS është një

Nga 2014, është një nga kolonat e Barcelonës, që me raportin e tij të jashtëzakonshëm me golin e ka ndihmuar formacionin blaugrana në shumë suksese. Luis Suarez, sulmuesi uruguajan që mund të përfundojë karrierrën e tij në Shtetet e Bashkuara, ka shënuar 137 gola dhe 66 asist me fanellën e Barcelonës, 13 të realizuar vetëm në këtë sezon. Nuk ka qenë më pak produktiv me Kombëtaren e Uruguajit, ku në 113 ndeshje ka shënuar 59 gola, por tani për lojtarin që ka luajtur më parë edhe në Hollandë e Angli, hapet një mundësi e re e konfirmuar nga vetë sulmuesi në mikrofonët e ESPN.

“Nuk dihet kurrë se cfarë mund të ndodhë. Sot kam një kontratë me Barcelonën e jam shumë i lumtur, por MLS është një kampionat që më tërheq. Bëhet fjalë për një kompeticion që është rritur shumë në vitet e fundit, duke pritur edhe lojtarë të rinj, sidomos amerikano latinë. Eshtë treguesi se duan të rriten, duke mos kërkuar vetëm lojtarë në fund të karrierës. Po kërkojnë përzierjen e duhur mes të rinjve e të vjetërve. Ajo që dua është të krijoj stabilitetin më të madh të mundshëm për familjen time, duke garantuar mirëqenien e fëmijëve të mi. Shtetet e Bashkuara janë një mundësi shumë e bukur”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI