Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Hysaj rrezikoi autogolin, Milan arrin Napolin në fund: në San Siro përfundon 1-1

Lapsi.al 23 November 2019
Video/ Hysaj rrezikoi autogolin, Milan arrin Napolin në fund: në San

Ndeshja që askush nuk duhet ta humbiste, ishte një gjysëm suksesi për të dy. Në këto raste është një pikë e fituar: për Milan që luajti një ndeshje pozitive, por tregoi nevojën për një qendërsulmues e për Napolin që doli me të tjera ndjesi të mira nga San Siro. Zhgënjyesit e mëdhenj u sfiduan në një stadium që i priti në një nga versionet më të mirë të sezonit: 61 mijë spektatorë.

Në fushë kishte frikë se mos gabohej, por tensioni nuk e bllokoi lojën, që mbeti e pëlqyeshme: nisi më mirë Milan, me skuadrën që prodhoi, por nuk e coi deri në fund adresimin e Pioli. Tensioni e ekuilibri u prishën nga avantazhi mik: goditja e Insigne u përplas në traversë e Lozano ishte më i shpejti të përfitonte për ta dërguar topin në rrjetë. Avantazhi zgjati në fakt vetëm 5’ kur goditja e harkuar e Bonaventura përfundoi në rrjetë. Mesfushori i Milan u kthye të shënojë në Serie A pas 412 ditësh, golin e fundit e kishte shënuar në 7 tetor 2018. Edhe Hysaj ishte me fat që nuk e pa veten në tabelën e shënuesve, si autor i një autogoli, por mbrojtësi shqiptar luajti në krahun e majtë për 90 minuta, pa u zëvendësuar nga Ancelotti.

Napoli nuk fiton prej 6 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet, seria më negative që nga marsi 2013 (shtatë në atë rast). Në kampionat skuadra e Ancelotti nuk fitoren prej 5 ndeshjesh radhazi, seria më e keqe nga 2015. Nuk është se ka situatë më të mirë Milan. 14 pikë për kuqezinjtë në 13 javët e para të këtij kampionati: Milan nuk kishte bërë kurrë më keq në epokën e tre pikëve për fitore (14 edhe në 2013/14). Sikur të mos mjaftojë, Pioli duhet të adiministrojë edhe cështjen Piatek. Polaku, pasi humbi një rast nga ata që nuk humben, është fërshëllyer nga tifozët gjatë zëvendësimit. E tani shpresa mbetet ardhja e Ibrahimovic...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI