Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Neymar konflikt i ri me PSG: braziliani tërbohet pas zëvendësimit

Lapsi.al 23 November 2019
Video/ Neymar konflikt i ri me PSG: braziliani tërbohet pas
Në ndeshjen që pagëzonte kthimin e Neymar në fushë, pas dëmtimit të pësuar, Psg ka mposhtur Lille 2-0, me golat e Icardi e Di Maria, por braziliani doli nga fusha i tërbuar me teknikun Tuchel. O'Ney ka luajtur 65' minuta pa dhënë asnjë shkëndijë në ndeshje e, në momentin e zëvendësimit, nga shkallët e 'Parc des Prince' nisën fërshëllimat për yllin brazilian, që ka marrë menjëherë drejtimin për në dhomat e zhveshjes, pa përshëndetur teknikun ose të ndalej në pankinë me shokët. Gjesti i Neymar, tepër i ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldo me Milan, është edhe pasojë e një raporti që duket se ka mbërritur në fund me Tuchel: trajneri gjatë javës e kishte kritikuar hapur për shkak se Neymar fluturoi drejt Madrid për të ndjekur turneun Davis Cup.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI