Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Akuza për doping nga WADA: Rusia rrezikon të përjashtohet nga Olimpiada e Tokio 2020

Lapsi.al 24 November 2019
Akuza për doping nga WADA: Rusia rrezikon të përjashtohet nga

Rusia rrezikon një përjashtim spektakolar nga Lojërat Olimpike të Tokyo 2020, pas akuzave nga ana e Agjensisë botërore antidoping (WADA), sipas të cilës struktura mbi kontrollet antidoping në Rusi është konform normave ndërkombëtare. Në një komunikatë, WADA ka deklaruar se Komiteti i revizionit mbi konformitetin (CRC) ka rekomanduar pezullimin përsëri të Agjensisë antidoping ruse (RUSADA), kur Komiteti ekzekutiv i Komitetit të mbikqyrjes antidoping globale të mblidhet në Paris në 9 dhjetor. Nëse krerët e WADA do ta aprovojnë këtë kërkesë, Rusia rrezikon të ketë sanksione të ashpra, përfshirë ndalimin për të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios.

CRC ka formuluar akuzat pasi i ka kërkuar Rusisë të shpjegojë "inkoherencën" në të dhënat laboratorike dorëzuar nga Moska për hetuesit e WADA në janar. Zbulimi i plotë i të dhënave nga laboratori i Moskës ishte një kusht thelbësor për riintegrimin kontrovers të Rusisë në kompeticionet ndërkombëtare nga ana e WADA, vendosur në shtator 2018.

RUSADA ishte pezulluar për gati tre vjet për shkak të zbulimit të një sistemi të dopingut të mbështetur nga shteti, që përfshinte një manipulim sistematik për të shkëmbyer kampionët e kontaminuar në vecanti në rastin e Olimpiadës dimërore Sochi 2014. Rusia ishte përjashtuar edhe nga Olimpiada dimërore në 2018, edhe pse rreth 168 atletë u lejuan të merrnin pjesë me një përkufizim neutral si 'atlet olimpik nga Rusia'.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI