Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Barella rrezikon një ndalesë të gjatë: rrezikon këputjen e ligamentit të gjurit

Lapsi.al 24 November 2019
Barella rrezikon një ndalesë të gjatë: rrezikon

Antonio Conte rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë një nga pedinat më të rëndësishme të mesfushës: Nicolò Barella. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta në mesfushën e Inter, tani ankthi është i gjithi për gjendjen e ish-kaljeritanit që ka dalë nga fusha e lojës gjatë pjesës së parë të ndeshjes me Torinon, dukshëm me dhimbje.

Pasi goditi drejt portës së Sirigu, topi mbërriti përsëri tek ai e Barella provoi ta kthente në qendër të zonës me një goditje me takë, por pikërisht në atë moment është rrëzuar përtokë, duke bërë gjestin e këputjes së ligamentit. "Ndjeva një kërcitje" i tha më pas Antonio Contes, ndërsa drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke lënë të kuptohet se problemi lidhej me gjurin e djathtë.

Inter, për momentin, ka komunikuar se bëhet fjalë për një ndrydhje: në fakt është herët për të mësuar gjendjen ekzakte të zikaltrit, sepse duhen kontrollet specifike për të evidentuar shkallën e problemit, por ankthi është i madh. Frika është se mund të jetë këputur ligamenti i krociatit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI