Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Libertadores: River në avantazh gjithë ndeshjen, Gabigol e përmbys në shtesë

Lapsi.al 24 November 2019
Video/ Libertadores: River në avantazh gjithë ndeshjen, Gabigol e

Kupa Libertadores 2019 është pronë e Flamengo, në shenjën e lojtarit më të pritur: Gabigol. Sulmuesi brazilian, në huazim tek klubi karioka nga Inter, vendos finalen në Lima që përfundoi 2-1 për Mengão. Mundet River Plate, që kishte udhëhequr ndeshjen për më shumë se një orë: në avantazh në minutën e 14' nga Rafael Borre, i përgjigjet Gabriel Barbosa me një dygolësh në shtesë (89' e 92'), përpara se të ndëshkohet me të kuqe në të 95'.

Estadio Monumental në Lima konfirmoi sezonin magjik të Flamengo e heroit të tij të ri, ai Gabriel Barbosa që nga objekt i mistershëm dhe i konsideruar një gabim i merkatos së Inter, është shndërruar në njeriun e vitit. Gabigol ka arritur kështu kuotën 40 gola sezonalë, duke vendosur edhe finalen e Libertadores, përballë River Plate që ishte gati të ngrinte lart trofeun për herë të pestë në histori e për të dytën herë radhazi. Por në minutën e 89 Gabigol barazoi dhe pastaj fiksoi përmbysjen në kohë shtesë, duke kujtuar finalen më dramatike të Champions League. E kush e di ku ndodhej kampioni brazilian në vitin 1999, 20 vjet më parë, kur ende nuk kishte mbushur tre vjec e Manchester United i Ferguson bëri të njëjtën gjë në Camp Nou, duke përmbysur në shtesë finalen e Champions League kundër Bayern Mynih.

https://www.youtube.com/watch?v=MMZIwDiBsqE

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI