Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Prishi makinën perfekte, hiqeni": Napoli në krizë, tifozët kërkojnë 'kokën' e Ancelotti

Lapsi.al 24 November 2019
"Prishi makinën perfekte, hiqeni": Napoli në krizë,
Një tjetër barazim. Nuk ishte rezultati që në Napoli prisnin të merrnin për të dalë nga javët, ndoshta më të vështira të historisë së kohëve të fundit të klubit, me lojtarët që janë rebeluar, shoqërinë që po merr në konsideratë gjobat e rezultatet që nuk po vijnë. Në shënjestër të tifozëve të kaltër, durimi i të cilëve duket se ka mbaruar, është Carlo Ancelotti, që ka përfunduar në bangën e të akuzuarve në rrjetet sociale: "Hiqeni", "Ka prishur një makinë perfekte" janë disa nga komentet e lëshuara nga tifozët në profilin në Instagram të Edo De Laurentiis. I biri i presidentit të Napoli ka publikuar një imazh të tribunës së Meazza e pas ndeshjes postimi i tij është sulmuar nga tifozët e kaltër: ka nga ata që kërkojnë rithemelim të skuadrës e nga ata (që janë shumë) që duan shkarkimin e menjëhereshëm të Ancelotti.
Tekniku i Reggiolo duket se ka humbur drejtimin e skuadrës e numrat e dënojnë: kualifikimi në 1/8 e Champions është ende i mundshëm, por Napoli nuk fiton prej 6 ndeshjesh (5 në kampionat) e për të gjetur një ecuri më të keqe duhet të kthehesh deri në 2013. Të kaltrit kanë grumbulluar vetëm 20 pikë në 13 javë (kishin bërë kaq keq vetëm në 2011-12) e nëse nuk kthehen tek fitorja rrezikojnë të mos marrin as kualifikimin Champions për sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI