Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sarri në telashe, del me tre dëmtime me peshë nga Bergamo: Ronaldo: "Çfarë carakteri djema!"

Lapsi.al 24 November 2019
Sarri në telashe, del me tre dëmtime me peshë nga Bergamo:
Ditën pas fitores së vuajtur në Bergamo kundër Atalantës, Juventus bën llogaritë e dëmtimeve e nuk ka vend aspak për buzqëeshje për Sarri. Sipas asaj që bëjnë të ditur bardhezinjtë në faqen e tyre zyrtare, si pasojë e kontrolleve në J Medical "ka rezultuar se Matthjis De Ligt ka pësuar një shembje në shpatullën e djathtë e ka nisur terapi rekuperimi". I njëjti trajtim edhe për "Federico Bernardeschi, që ka pësuar një traumë në krahun e djathtë të kraharorit. Douglas Costa ka pësuar ndërkohë një shembje të muskulit gjysëmtendinoz të kofshës së djathtë e ka nisur trajtimin rehabilitues. Kohët e rikuperimit të plotë vërtiten tek 15 ditë. "Akoma edhe njëherë, #finoallafine". Paulo Dybala feston për fitoren e Juventus në shtëpinë e Atalanta, duke postuar një foto së bashku me Gonzalo Higuain. Një sukses me përmbysje, i formacionit të Sarri, që mban firmën e La Joya, autor i golit të tretë të bardhezinjve, pas dygolëshit të Pipita. Mungesa e madhe e ndeshjes në Bergamo Cristiano Ronaldo, që mbeti në Torino për të rikuperuar formën, nuk ka munguar në komplimentimin e skuadrës për rezultatin e arritur: "Karakter i madh, bravo djema!".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI