Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Tek Inter e quanim Gabi-jo-gol”: De Boer pickon brazilianin që ka shënuar 40 gola këtë vit

Lapsi.al 24 November 2019
“Tek Inter e quanim Gabi-jo-gol”: De Boer pickon brazilianin që

Bota e futbollit në këto orë po flet vetëm për Gabriel Barbosa (Gabigol), heroi autentik i Flamengo në finalen e Kupës Libertadores kundër River Plate në Lima që, falë një dygolëshi në minutat e fundit të ndeshjes, i dhuroi trofeun klubit rubro-negro. Por ka edhe nga ata që nuk duan të ndjekin turmën, duke shkruar kundër rrymës e duke i kujtuar brazilianit kohët kur luante për Inter. Eshtë një person që Gabigol e njeh shumë mirë: Frank de Boer, që e ka stërvitur për disa javë me zikaltrit.

I ftuar i Fox Sports, hollandezi, tani trajner i Atlanta United në MLS, ka shprehur gjykimin e tij tepër negativ për brazilianin: “Nuk kisha dëgjuar shumë për të, por thoshin se ishte një lojtar fantastik. E quanin Gabigol, por ne e quanim Gabi-jo-gol. Erdhi tek ne me dy persona, një përgjegjës për mediat sociale e një tjetër si truprojë, por nuk bëri asgjë“.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI