Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Frazë naziste direkt në tv, Van Basten kërkon ndjesë: "Më doli keq batuta"

Lapsi.al 24 November 2019
Video/ Frazë naziste direkt në tv, Van Basten kërkon ndjesë:
Një shkarje e shëmtuar në në ditën më të keqe. Pikërisht, kur në Hollandë futbollistët protestojnë kundër diskriminimit racial, Marco Van Basten, ish-ylli i madh i tulipanëve e simbol i futbollit botëror, ka artikuluar direkt në tv një frazë qartësisht naziste. Një gabim i rëndë për të cilin ish-sulmuesi ka kërkuar menjëherë ndjesë ("Ishte vetëm një batutë që më doli keq. Nuk doja të trondisja askënd”), por fakti mbetet: fjalët “Sieg Heil” (drejt fitores së sigurtë) u thanë live në televizion. Në Hollandë, lojtarët e të gjitha skuadrave kanë bërë grevë në shenjë proteste kundër episodeve të diskriminimit racial që kohët e fundit përfshinë 24 vjecarin Ahmad Mendes Moreira, lojtar i Excelsior Rotterdam viktimë e fyerjeve të tifozëve të Den Bosch. Por pikërisht të shtunën, në përfundim të Ajax-Heracles, Van Basten ka artikuluar frazën e inkriminuar në studiot e Fox Sports: i dërguari i tv hollandez sapo kishte intervistuar në gjermanisht teknikun e Heracles, Frank Wormuth, e për ta përshëndetur i tha: “Sieg Heil”. Van Basten kërkoi ndjesë pas pak minutash: “Nuk doja të trondisja askënd, doja vetëm të bëja shaka me gjermanishten e Hans (gazetari i fushës i Fox). E imja ishte vetëm një batutë e keqe”. Situata më pas mori përmasa, sepse në mbërmje një drejtues i emitentit televiziv ka dashur të distancohet nga ajo që ndodhi: “Shprehje e papërshtatshme. Jo vetëm sot që donim të jepnim një sinjal kundër diskriminimit, por do të kishte qenë e tillë në të gjitha rastet”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI