Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

De Laurentiis aprovon sanksionet: Allan humbet 50% të rrogës, Hysaj 25%, i vetmi që shpëton është Malcuit

Lapsi.al 25 November 2019
De Laurentiis aprovon sanksionet: Allan humbet 50% të rrogës, Hysaj

20 ditë nga revolta e dhomave të zhveshjes post-Salsburg, vijnë të tjera gjoba për (gati) të gjithë lojtarët e Napolit. Aurelio de Laurentiis është në prag të kthimit nga udhëtimi për cështje pune dhe i ka dhënë mandatin bashkëpunëtorëve për të kaluar në aksion dhe të ndëshkojnë ata që u rebeluan nga urdhërit për grumbullim të dhënë nga shoqëria: kërkesa për dëmshpërblim është me 25% për të gjithë përvec Allan - për të cilin parashikohet një shtrëngatë - e Malcuit, që do të shpëtojë.

Situata e mesfushorit brazilian është më delikate sepse kishte arritur në kontakt fizik me Edoardo de Laurentiis: sipas La Gazzetta dello Sport, kërkesa ndaj Kolegjit arbitral do të jetë mbajtja e 50% të pagesës së tetorit, që ende nuk i është hedhur asnjërit prej lojtarëve. Allan do të humbasë kështu në një llogari të shpejtë, 200.000 euro në totalin e 2,5 milionë euro, një stuhi që i hap rrugën lamtumirës, nëse jo në janar, padyshim në verë: sezonin e kaluar mesfushori ishte pranë Psg, kushedi nëse këtë herë gjërat do të finalizohen.

Ai që nuk do trë humbasë asnjë euro Kevin Malcuit, që në momentin e revoltës nuk ishte në dhomat e zhveshjes për shkak të dëmtimit në ligamentin e krociatit që po e mban larg fushave për disa javë: francezi do të jetë i vetmi që nuk do të paguajë pasojat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI