Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Prej vitesh jam i dashuruar me Mbappe": Zidane po bën të pamundurën për ti rrëmbyer yllin PSG

Lapsi.al 25 November 2019
"Prej vitesh jam i dashuruar me Mbappe": Zidane po bën të

Kylian Mbappe është ndoshta lojtari më i kërkuar i planetit, edhe pse tjetër është të dëshirosh sulmuesin e tjetër mundësia për ta marrë nga Paris Saint Germain. Që francezi është në majën e preferencave të Real Madrid, kjo nuk është më e fshehtë, në kohën kur merengues u përpoqën të gjenin një rrugë gjithë verën, për të arritur tek Mbappe.

Por sic duket historia do të përsëritet dhe ofensivën e ka nisur tekniku i Blancos Zinedine Zidane, që në vigjilje të Real Madrid-Psg ka deklaruar publikisht afeksionin e tij për Kylian Mbappé. "Me të nuk mund të thuhet se është një dashuri me shikim të parë - ka thënë në konferencë për shtyp - Ka ca kohë që jam i dashuruar me të! Prej vitesh, madje erdhi edhe këtu në Valdebebas të bënte një testim. Pòr nesër është vetëm një kundërshtar".

Për të arritur tek Mbappe, janë hedhur në sulm edhe klube të tjera të rëndësishme europiane, mbi të gjithë Juventus, që është duke ndërtuar një strategji të tërë, vetëm në funksion të francezit, që shihet si lojtari që mund të marrë trashëgiminë e Cristiano Ronaldo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI