Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sherr me Ferguson, tifozët e Manchester United duan largimin e Woodward

Lapsi.al 25 November 2019
Sherr me Ferguson, tifozët e Manchester United duan largimin e Woodward

Woodward out! Kjo është fushata e re e nisur në rrjetet sociale nga tifozët e Manchester United, të tërbuar me zëvendëspresidentin e tyre ekzekutiv (përgjegjësi i operacioneve të merkatos) pasi e kanë parë, të paktën kështu pretendojnë mbështetësit e Djajve të Kuq, të grindet keq me legjendën e klubit Sir Alex Ferguson, trajneri që udhëhoqi United për cerek shekulli, duke fituar gjithcka.

Foto e debatit të pretenduar në tribunën e stadiumit të Southampton, ku United ka barazuar 3-3 me skuadrën vendase, është bërë virale. Në të duket Ferguson e Woodward, që bëjnë gjeste, por pa u kuptuar nëse vërtetë po grinden. Por për tifozët është kështu, e në rrjetet sociale tani të gjithë përmendin se "Ferguson nuk preket", sipas asaj që shkruan 'Daily Mail'. Ose se "rregulli numëri 1: mos zhgënje kurrë Sir Alex Ferguson".

Tani priten zhvillime në këtë cështje e edhe mbetet për tu parë se cilat do të jenë lëvizjet e merkatos së United në janar, ndërsa pankina e Ole Gunnar Solskjaer është përsëri në rrezik. Megjithatë, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat britanike, për Paul Pogba, gjithnjë në shënjestër të Real Madrid e Juventus, duket e përjashtuar mundësia për tu larguar para mbylljes së sezonit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI