Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Daliu përjetë jashtë basketbollit: Disiplina ndëshkon lojtarin që rrahu arbitrin

Lapsi.al 25 November 2019
Video/ Daliu përjetë jashtë basketbollit: Disiplina ndëshkon

Nuk ka më basketboll për Bruno Daliun, basketbollistin e Tiranës, që të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” humbi mendjen duke ushtruar dhunë të paprecedent ndaj gjyqtarit Jurgen Muho pas një vendimi të këtij të fundit. Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Basketbollit, ashtu si parashikohej, ka përjashtuar përjetë 34 vjecarin, që njollos kështu në fund një karrierë të rëndësishme.

Në sfidën mes Teutës dhe Tiranës, që po transmetohej drejtpërdrejtë në ekran, Daliu është afruar tek Muho për të protestuar për një vendim, që sipas basketbollistit bardheblu nuk ishte i drejtë. Muho protestave të 34 vjecarit i është përgjigjur me kërcënimin për dhënien e një gabimi teknik. Pikërisht kështu, shpërtheu tërbimi i lojtarit që goditi disa herë arbitrin, duke e hedhur në tokë, përpara se të ndërhynin lojtarët e dy skuadrave për ta frenuar.

Federata Shqiptare të Basketbollit nuk ka ngurruar të përjashtojë përjetësisht lojtarin e Tiranës, që tashmë po ndiqet penalisht nga Policia e Durrësit dhe për dhunën ndaj Jurgen Muhos rrezikon të dënohet edhe me burg pasi ai është ndalur nga forcat e rendit dhe sipas legjislacionit të ri të sportit rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI