Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Flamengo fiton kampionatin pa luajtur, ndërsa feston Libertadores: det kuqezi dhe përplasje me policinë

Lapsi.al 25 November 2019
Video/ Flamengo fiton kampionatin pa luajtur, ndërsa feston Libertadores:

Është viti i Flamengo, që festoi në Rio triumfin në finalen e Kupës Libertadores e, në të njëjtën kohë, edhe pa luajtur, u bë kampion i Brazilit. Skuadra e vetme që mund ti kalonte kuqezinjtë në klasifikim, Palmeiras, është mundur 2-1 nga Gremio. Kështu, katër javë nga fundi i 'Brasilerao', skuadra e Jorge Jesus e Gabigol ka 13 pikë (81 kundër 68) avantazh ndaj Palmeiras e është matematikisht kampion. Kishte që nga 1963, e pra nga koha e Santos të Pelè, që një skuadër braziliane nuk fitonte në të njëjtin vit titullin kampion dhe Libertadores.

Qindra mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e Rio, e në vecanti bulevardin Presidente Vargas, në pritje të kalimit të autobusit me lojtarët e stafin teknik të Flamengo, të kthyer nga triumfi në finalen e Libertadores kundër River Plate. Mjetet kanë lëvizur shumë ngadalë mes një turme që kishte formuar një mur njerëzor. Entuziazmi në majë për heronjtë e Flamengo, por pas 3 orë e gjysëm, drejt fundit të paradës, disa tifozë tentuar të kalojnë bllokun e krijuar nga forcat e rendit për të përmbajtur turmën, duke u konfrontuar. Sende të forta të hedhura e gas lotues u shkëmbyen mes agjentëve dhe tifozëve.

https://www.youtube.com/watch?v=-g8YuaOMHnA

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI