Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Partizani "arratiset" me Asanin: gol dhe festë me trajnerin për sulmuesin

Lapsi.al 25 November 2019
Video/ Partizani "arratiset" me Asanin: gol dhe festë me
Partizani tregon forcën në javën e 13 dhe në ndeshjen e luajtur në Elbasan kundër skuadrës më në formë të kampionatit imponohet 1-0, duke shkuar në +4 nga ndjekësi më i afërt. Vendosi ndeshjen Asani, që shuan cdo polemikë, duke festuar me Franko Lerda, pikërisht në kohën kur u morën masa për Malën. Të kuqtë nuk kanë ambjentin më të qetë, por duke mundur Laçin që me Cungun vinte nga katër fitore radhazi ku kishte shënuar 11 gola dhe kishte pësuar vetëm 1, i dha sinjalin e qartë mbi të gjitha Kukësit, se ka nisur sprintin e shkëputjes.

gol asani 1-0 on Vidnews.

Asani u zgjodh titullar, në një sulm pa pika referimi, me Solomon të detyruar të shohë nga pankina, por shqiptaro-maqedonasi ishte ai që zgjidhi një ndeshje të komplikuar, me një episod edhe me fat, kur e gjeti topin para këmbëve. Laci u bllokua në njeriun e tij më përfaqësues: Nëabueze ishte nën kontrollin e kujdesshëm të Belicës e Boldor, në një mbrojtje të kthyer me katër, për të mos i lejuar amerikanit liri veprimi. Partizani luajti fluid me dalje të shpejta në vertikale, ku Bardhi mundohej të gjente kombinimin gjithnjë me Cinarin apo Asanin. Në mesin e fushës Telushi krijoi digën e pashkatërrueshme me Brojën, ndërsa Melo i dha një dorë më shumë kualitative veprimeve ofensive. Të kuqtë, të fortë edhe në emrat që futeshin nga pankina, mbajtën larg kurbinasit, që vetëm me Xhixhën në fundin e pjesës së parë vunë në provë të vështirë kapitenin Hoxha. Në fund, 1-0 dhe 25 pikë për kryeqytetasit, që largohen 4 distanca nga Kukësi, duke shënuar shkëputjen më të madhe të një skuadre në 13 javët e parë të këtij kampionati.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI