Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Atalanta-Dinamo: të plagosur e të përjashtuar si pasojë e përplasjeve mes tifozëve

Lapsi.al 26 November 2019
Atalanta-Dinamo: të plagosur e të përjashtuar si pasojë e

Tension i lartë jashtë San Siro para ndeshjes së Champions mes Atalanta e Dinamo Zagareb. Në afërsi të hyrjeve 4 e 7 janë shënuar përplasje mes tifozerive, që janë vënë nën kontroll me ndërhyrjen e forcave të sigurisë: kanë mbetur të plagosur lehtë 5 atalantinë, 4 nga të cilët të mjekuar në vend e një që ka shkuar vetë në klinikën San Carlo. Lajmin e ka bërë të ditur policia.

Është verifikuar edhe një agresion në dëm të katër tifozëve atalantinë drejtuar me makinë drejt stadiumit, që janë sulmuar në rrugën Don Gnocchi: dy kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër është mbajtur me kodin e verdhë. Kanë pësuar dëme të lehta edhe katër tifozë kroatë që tentuan të kalonin pengesën e parkingut vendas.

Tre kroatë kanë marrë përjashtimin nga ndeshja sepse u gjetën në zotërim të objekteve ofensivë si dhe tymueseve gjatë kontrollit në hyrje, ndërsa rreth 150 tifozë kroatë pa biletë janë bllokuar jashtë stadiumit.

Të këshilluara

FOTO/ Ushakova, ana "e nxehtë" e hockey

Quhet Yulia Ushakova dhe është lojtarja qendërsulmuese e skuadrës së Hockey femeror tek Spartak Moskë. Një yll brenda dhe jashtë fushës së akullt, ashtu si dësh...

19:09

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI