Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

I ati i Cavanit nxit Matador të largohet nga Parisi: "Aty Champions nuk do ta fitosh kurrë"

Lapsi.al 26 November 2019
I ati i Cavanit nxit Matador të largohet nga Parisi: "Aty Champions

Nuk është një moment i lehtë për Edinson Cavani, në skadencë kontrate me Psg e i rrëzuar në hierarkitë e Tuchel, pas shpërthimit të Mauro Icardi. Përvec kritikave të tifozëve e mediave, kanë ardhur edhe ato nga i ati Luis. “Më thotë gjithnjë se jam një tip negativ. I kam thënë se do të fitonte të gjitha kupat e mundshme në Francë, por kurrë një Champions - ka shpjeguar ai për 'Uruguayos: los otros' -. Në futboll nuk fitohet vetëm me para”.

Në fillim dëmtimi në fund të gushtit, pastaj shpërthimi i Icardi e tani, me kontratën në skadencë në qershor 2020, e ardhja tek Psg e Cavani është e varur në një fije. E pabesueshme si situatë, kur flitet për sulmuesin më të mirë në Ligue 1 në historinë e parisienëve, që nga 2013 ka fituar 5 tituj kampion, 4 Kupa të Francës, 5 kupa të ligës franceze e 6 superkupa franceze.

Ashtu si kishte parashikuar i ati Luis, me shumë mundësi më i lumturi nëse i biri do të ndryshojë klub në fund të sezonit. “Po vdes nga dëshira për të fituar Champions - ka shpjeguar Luis - Nëse shkon në shtëpinë e tij, mbi tavolinë ka të shkruar objektivin të fitojë Champions me Psg”. Si duken gjërat, kjo e këtij viti do të jetë tentativa e fundit për Matador të thyejë profecinë e të atit, në kohën kur rivali Icardi po fiton fanellën e titullarit me zhurmë golash (10 deri tani).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI