Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pasojat e tërmetit/ Nuk ka futboll në fundjavë: FSHF merr vendimin

Lapsi.al 26 November 2019
Pasojat e tërmetit/ Nuk ka futboll në fundjavë: FSHF merr

Nuk do të ketë futboll këtë fundjavë, si pasojë e gjendjes së krijuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar 20 viktima dhe dëme të shumta materiale, e në shenjë solidariteti me familjet e viktimave. Federata Shqiptare e Futbollit e ka bërë publik lajmin se "për shkak të gjëndjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë".

"Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë", shkruhet në komunikatën për shtyp të FSHF-së.

Sektori Garave në FSHF nuk ka marrë ende një vendim se kur mund të rikuperojë javën e shtyrë, gjë që në fakt, sipas asaj që bën të ditur institucioni që drejton futbollin, do ta bëjë në ditët në vazhdim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI