Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Rrihen në Lecce-Cagliari: Olsen e Lapadula e pësojnë nga Disiplina

Lapsi.al 26 November 2019
Rrihen në Lecce-Cagliari: Olsen e Lapadula e pësojnë nga

Katër javë skualifikim për portierin e Cagliari Patrick Olsen, dy për sulmuesin e Lecce Gianluca Lapadula: ka vendosur kështu Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, që ka ndëshkuar kështu finalen e ndezur të Lecce-Cagliari. Për Olsen e Lapadula gjykatësi sportiv ka aplikuar edhe një gjobë prej 10 mijë euro. Një javë skualifikim edhe për lojtarin e Cagliari, Fabrizio Cacciatore "për ndalimin e qëllimshme të topit me duar, duke ndërprerë shënimin e një goli".

Olsen është skualifikuar për katër javë "me motivin se, në të 38' e pjesës së dytë, me lojën të ndaluar, ka shtyrë dhe goditur me shpatull në gjoks një kundërshtar e, pasi mori një goditje në gojë, ka reaguar vetë me një dorë të lëshuar mes qafës e fytyrës. Për më tepër, ndërsa dilte nga terreni i lojës i ndëshkuar me karton të kuq, i ka drejtuar arbitrit të katërt një shprehje të pahijshme". Lapadula është dënuar me dy javë "për faktin se në të 38' e pjesës së dytë, me lojën të ndaluar, pasi pësoi një shtyrje me shpatull nga një lojtar i skuadrës kundërshtare, goditi këtë të fundit me kokë në fytyrë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI