Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Topi i Artë/ Kush gënjen mes Mundo Deportivo e Messaggero: spanjollët i japin trofeun Messi, italianët CR7

Lapsi.al 26 November 2019
Topi i Artë/ Kush gënjen mes Mundo Deportivo e Messaggero:
Fituesi i Topit të Artë 2019 është Lionel Messi. Janë të bindur spanjollët e Mundo Deportivo, e përditshmja katalanase shumë pranë drejtuesve të Barcelonës, ku shkruajnë edhe se, në ceremoninë që do të mbahet në 2 dhjetor në orën 20.25, ai që do të ngrejë përsëri trofeun (për të gjashtën herë) do të jetë Pleshti, që kështu do të kalonte përsëri Cristiano Ronaldo. Faqja e parë e të përditshmes spanjolle është kategorike në lajm dhe shpjegon se të hënën të dërguarit e France Football, e përditshmja franceze që dorëzon trofeun cdo vit, do të jenë në Barcelonë për intervistën e foton e ritit me fituesin. Nga klani i Messi nuk konfirmojnë - lexohet aty - por as e mohojnë lajmin, ndërsa Mundo Deportivo shpjegon se duke qenë një javë Champions, materiali me fituesin duhet të jetë bërë dhe nuk ka të dhëna për udhëtim tjetër të francezëve, në drejtim të Torinos. Cështja është se pothuaj identike është historia e treguaj një muaj më parë nga Messaggero, që e përcaktonte Cristiano Ronaldo fitues të Topit të Artë të gjashtë në karrierë. Sipas asaj që bënte të ditur ‘Messaggero’, përvec kontakteve të shumta të asaj kohe mes CR7 e Komitetit të Topit të Artë numër 64, sulmuesi bardhezi kishte pritur një delegacion të France Football për një intervistë – që do të shpërndahet pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut – e në Torino është zhvilluar edhe një darkë me këtë delegacion, në prezencë të drejtorit sportiv bardhezi Fabio Paratici.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI