Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Manchester United: Taylor, nga kanceri në Europa League në 9 muaj

Lapsi.al 27 November 2019
Manchester United: Taylor, nga kanceri në Europa League në 9 muaj

Mbërrin nga Manchester, klubi i United, një histori prekëse, nga ato që bëjnë të shkruhen libra. Protagonist është Max Taylor, mbrojtësi 19 vjecar, që vetëm 9 muaj më parë u detyrua ti nënshtrohej kemioterapisë për të mundur një tumor në testikul, por që tani është grumbulluar për herë të parë në skuadrën e parë për transfertën e Europa League në Kazakistan kundër Astana. Taylor ka rikuperuar pas sëmundjes dhe rifilloi stërvitjen vetëm në muajin shtator.

Taylor ishte kthyer në fushë me Under 23 të Red Devils në 22 tetor kundër Chelsea, kur u fut nga pankina në minutën e 37' për të zëvendësuar shokun e dëmtuar Teden Mengi. Tani, vetëm një muaj më pas, një tjetër lajm i mrekullueshëm vjen për mbrojtësin e një hap përpara në atë karrierë që dukej e mbytur vetëm pak muaj më parë. United është tashmë i kualifikuar për 1/16 e kompeticionit e ndoshta Solskjaer, pas shumë vuajtjesh, mund ti dhurojë një mbrëmje të paharrueshme djaloshit, me debutimin në ekipin e parë.

Të këshilluara

FOTO/ Ushakova, ana "e nxehtë" e hockey

Quhet Yulia Ushakova dhe është lojtarja qendërsulmuese e skuadrës së Hockey femeror tek Spartak Moskë. Një yll brenda dhe jashtë fushës së akullt, ashtu si dësh...

19:09

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI