Flash

Tifozët e Napolit provokojnë anglezët: policia arreston 5 italianë në Liverpool

Lapsi.al 28 November 2019
Tifozët e Napolit provokojnë anglezët: policia arreston 5
Momente tensioni të jashtëzakonshëm janë shënuar në Liverpool përpara nisjes së ndeshjes së Champions League, kur disa tifozë të Napoli janë përplasur me policinë lokale. Bilanci i kontrastimeve është me 5 tifozë të napoletanë të arrestuar: tre me akuzën e fyerjeve, një për bastisje e një tjetër është ndaluar në hyrje të Anfield për prishje të qetësisë publike. Një dëshmitar ka treguar për Liverpool Echo edhe momentet e frikës: "Ishin të armatosur me rripa e kërkonin telashe, kur panë që po filmoja me goditën me shishe. Vetëm ndërhyrja e policisë me kuaj bëri që të largoheshin". Por përmes profilit në Twitter, policia e Merseyside ka konfirmuar pesë arrestimet e ka saktësuar se asnjë tifoz i Napolit, që shëtiste në rrugët e qytetit, nuk kishte shufra hekuri, apo shkopinj golfi, duke theksuar se ato që mbanin ishin vetëm shkopinjtë e flamujve.

Të këshilluara

Video/ Liverpool barazon dhe kthehet i pari

Gol me shumë peshë i Lovren në sfidën kundër Napolit, për raundin e pestë të Champions League. Goli i mbrojtësit në minutën e 65 ka barazuar ndeshjen në Anfield...

22:31

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI