Flash

UEFA e Slavia përgënjeshtrojnë Lukaku: "Asnjë kor racist, duhet të kërkojë ndjesë"

Lapsi.al 29 November 2019
UEFA e Slavia përgënjeshtrojnë Lukaku: "Asnjë kor
Një ditë pas akuzës së Romelu Lukaku se ka pësuar kore raciste në ndeshjen e Champions, Slavia Praga-Inter, ka mbërritur përgjigja e ashpër e klubit cek që mohon plotësisht pretendimin e ngritur nga sulmuesi zikaltër: "Mohojmë plotësisht akuzën për kore raciste brenda stadiumit – lexohet në komunikatë -. Kemi analizuar edhe njëherë pamjet filmike të disponueshme e asgjë nuk e konfirmon deklaratën e Lukaku. Do të ishte e drejtë që të kërkonte ndjesë për fjalët e tij”. Denoncimi i Lukaku bie kështu në zbrazëti. Pas Uefa, që kishte vendosur të mos hapte një hetim në lidhje me këtë gjë, për sa kohë as arbitri e as delegati Uefa nuk i kishin dëgjuar koret raciste drejtuar sulmuesit belg, tani mbërrin pozicionimi zyrtar i Slavia që, në një komunikatë të ashpër për shtyp, pretendon tani ndjesën e sulmuesit të Inter.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI