Flash

Barcellona copëtohet para Champions: pas Dembélé edhe Piqué humbet Interin

Lapsi.al 2 December 2019
Barcellona copëtohet para Champions: pas Dembélé edhe

Alarm dëmtimesh tek Barcelona: pas Dembele tani edhe Gerard Piqué rrezikon të mos jetë i gatshëm për sfidën e Champions League kundër Inter. Katalanasit të dielën kanë mposhtur Atletico Madrid me rezultatin 1-0 (goli deciziv i Messi) në ndeshjen e fundit të javës në La Liga. Mbrojtësi blaugrana, pasi u përplas me Vitolo, edhe për shkak të një terreni loje të rrëshqitshëm nga shiu, është detyruar të dalë nga fusha në minutën e 83' për shkak të një goditje të fortë në gjurin e majtë. Për katalanasin duket i pashmangshëm ndalimi, në kohën kur është shumë e vështirë që qendërmbrojtësi të rikuperojë për sfidën e Champions javën e ardhshme në San Siro.

Pas Ousmane Dembélé, i detyruar të qendrojë jashtë për 10 javë si pasojë e dëmtimit muskular të pësuar në sfidën e luajtur në shtëpi kundër Borussia Dortmund për Champions, Barcellona tani humbet edhe Piqué, prezenca e të cilit kundër Inter është në dyshim të fortë. Katalanasit, që në 10 dhjetor do të luajnë në San Siro ndeshjen e fundit të grupit, janë të kualifikuar për 1/8 si vend i parë në Grupin F, ndërsa zikaltrit duhet të fitojnë për të mos "zbritur" në Europa League.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI